Telegrafi

Shaqiri e ndihmon Zvicrën të fitojë në udhëtim, afër kualifikimit në Botëror (Video)

BELFAST, NORTHERN IRELAND - NOVEMBER 09: Ricardo Rodriguez of Switzerland celebrates with team mates after he scores his sides first goal during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Northern Ireland and Switzerland at Windsor Park on November 9, 2017 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Zvicra ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Irlanda e Veriut me rezultat minimal 0-1.

Që nga fillimi i ndeshjes, zviceranët ishin më të mirë në fushë dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi.

Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë në minutën e nëntë por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Vetëm një minutë më vonë Blerim Xhemaili tentoi por rezultati mbeti i pandryshuar 0-0.

Kyle Lafferty tentoi për vendasit por në fund nuk ishte e saktë goditja e tij.

Me rezultatin e fillimit të ndeshjes 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Ricardo Rodriguez duke shënuar golin e fitores nga penalltia (Foto/Getty Images)

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për zviceranët të cilët edhe arritën të shënonin gol.

Ishte minuta e 56-të kur Xherdan Shaqiri goditi në drejtim të portës por mbrojtësi vendas Evans e preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e 11 metërshit i saktë ishte mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez që shënoi për 0-1.

Deri në fund mysafirët tentuan të shënonin golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Granit Xhaka gjatë një dueli në ndeshjen ndaj Irlandës (Foto/Getty Images)

Për Zvicrën në këtë takim titullarë ishin tre futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Ndërkohë Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Zvicra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ndeshja e kthyese do të jetë tri ditë më vonë në Basel të Zvicrës. /Telegrafi/