Telegrafi

Shaqiri dhe Origi dy të parët që do të largohen nga Liverpooli

Liverpooli është duke synuar të përforcohet në repartin ofensivë për edicionin e ri.

Por para se të arrijnë përforcimet, The Reds duan që fillimisht të shesin lojtarë për të grumbulluar të ardhura.

Gazetari i specializuar për transferimin e futbollistëve, Fabrizio Romano ka konfirmuar pak çaste më parë se në Anfield tanimë dihen dy sulmuesit e parë që do të largohen nga skuadra.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri do të jetë i pari në listën e largimeve, ku The Reds synojnë të fitojnë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij.

Sulmuesi tjetër që do të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere është belgu Divock Origi.

Njëjtë si për Shaqirin ashtu edhe për Origin skuadra e Jurgen Klopp synon të fitojë rreth 15 milionë euro.

Pasi dy lojtarët do të largohen nga Anfield, Liverpooli synon të përforcohet me Adama Traoren nga Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/