Pushimi veror i Kampionatit Botëror ka përfunduar tashmë për Xherdan Shaqirin.
Ylli i përfaqësueses së Zvicrës i është bashkuar skuadrës së Liverpoolit në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
26-vjeçari kaloi te Reds nga Stoky City gjatë verës për rreth 15 milionë euro.
Liverpooli në SHBA do të zhvillojë disa miqësore në kuadër të turneut International Champions Cup.
Liverpooli në këtë turne do të luajë fillimisht me Manchester Cityn, Unitedin, Napolin dhe Torinon.
Me shumë mundësi në disa prej tyre do të shikojmë edhe shqiptarin nga Kosova.
Shaqiri ishte një nga më të mirët me Zvicrën në Botëror dhe pritet të vazhdojë me formën e mirë edhe për skuadrën angleze. /Telegrafi/
Look who's arrived in New Jersey. 😍
Hi, @XS_11official! 👋 pic.twitter.com/LpNFGxXdcj
— Liverpool FC (@LFC) July 24, 2018