Telegrafi

Shaqiri- Arnoldit: Jemi me ty vëlla! (Foto)

Xherdan Shaqiri ka dalë në mbështetje të boksierit shqiptar, Arnold Gjergjaj, i cili këtë mbrëmje zhvillon duelin kundër David Hayes.

Mesfushori i Stoke Cityt ka publikuar një fotografi të përbashkët me ‘Kobën’, të cilit i uron sukses.

“Me fat sonte, Cobra! Të gjithë jemi me ty Cobra! Të gjithë me ty vëlla!”, ka shkruar Shaqiri, i cili mezi pret ta shohë duelin.

Ritheksojmë që meçi do të zhvillohet në O2 Arena, ndërsa 31-vjeçari ka premtuar se do ta mposhtë Hayen. /Telegrafi/

LEXONI PO ASHTU: Haye ka respekt për Gjergjajn