Nga shtabi i PDK-së në Prizren, kanë thënë se sipas rezultateve që i kanë, në balotazh do të përballen me kandidatin e LDK-së, Hatim Baxhaku, jo me Mytaher Haskukën e VV-së.
Më i votuari në këtë raund të zgjedhjeve ka dal kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj. Në një prononcim për gazetametro.net, Totaj thotë se Haskuka i VV-së ka marrë rreth tre për qind të votave më pak se sa Baxhaku i LDK-së.