Telegrafi

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati xhirojnë klipin e ri në Stadiumin e Prishtinës

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë: Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati, janë në realizim e sipër të projektit të tyre më të ri muzikor.

Ata kanë përgatitur një bashkëpunim, një këngë të zhanrit popullore me motive patriotike.

Këto ditë janë duke u realizuar edhe xhirimet e klipit, për të cilin dyshja kanë zgjedhur një prej lokacioneve më të veçanta të Prishtinës.

Në një fotografi të shkrepur nga Telegrafi gjatë xhirimeve, dy këngëtarët janë parë teksa kryejnë xhirimet e klipit të ri në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë në prapavijë po zhvillohej ndeshja Prishtina-Feronikeli, ku ndër të tjerash në klipin e ri do të ketë mundësinë të promovohet kjo ndeshje e zhvilluar gjatë pasdites të së mërkurës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati janë dy ndër emrat më të pëlqyer të muzikës popullore, që me vite kanë kultivuar vlerat tradicionale në projektet e tyre muzikore.

Duket se viti 2019 i sjell ata së bashku në një këngë të përbashkët dedikuar vendit. /Telegrafi/

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)