Telegrafi

”Shape of you” shkak i burgosjes së një gruaje (Video)

Këngëtari Ed Sheeran ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij të ri “Divide”.

16 këngë të mrekullueshme gjithsej brenda albumit, ndërsa “Shape of You” është padyshim kënga më e pëlqyer, që tashmë është shndërruar edhe në një hit global të momentit.

Nuk është dëgjuar ndonjëherë që suksesi i një kënge të përcillet edhe me ngjarje negative, por ja që kjo ka ndodhur pikërisht me këngën “Shape of you”.

Raportohet se një 36 vjeçare në Angli kaloi mbi gjashtë javë burg, kjo për faktin se policia e dënoi për shkak të ndotjes akustike, sepse dëgjonte “Shape of you” vazhdimisht me zë ektrem të lartë, dhe kështu u denonua nga fqinjët.

Sonia Bryce, është vajza e cila u akuzua nga fqinjët e saj Clare dhe Jonathan Tidmarsh për prishje të rendit dhe qetësisë publike me këngën e Ed Sheeranit /Telegrafi/