Telegrafi

ShaolinGang sjellin këngën e re “Shmoney”

Dyshja shumë e njohur për publikund, Blunt dhe Real 1 (ShaolinGang), kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re.

“Shmoney” mban titullin projekti i tyre më i ri muzikor, i cili është publikuar vetëm në versionin audio.

Kënga është punuar nga studion e kompozitorit Florent Boshnjaku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, për tekstin janë kujdesur vet Blunt dhe Real duke shkruar secili pjesën e vet.

Dy reperët përndryshe vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku.

Ata do të jenë shumë aktiv gjatë kësaj vere edhe me koncerte, duke performuar kudo ku ka interesim nga fansat. /Telegrafi/