Hip hop grupi, Shaolin Gang, kanë vendosur që të mos shkojnë në turne.
Grupi kishte pasur shumë kërkesa për performanca.
Megjithatë, ata refuzuan klubet e natës dhe madje anuluan dy performanca.
Kjo ndodhi për shkak të problemeve shëndetësore, sipas vet një konfirmimi nga artistët e grupit, Blunt dhe Real.
Lajmi u bë i ditur nga profili zyrtar dhe pasuan edhe reagimet e adhuruesve të tyre që nuk pritën këto anulime.
Blunt dhe Real gjetën veten në ballinat e mediave rozë për shkak të përplasjeve dhe ofendimeve me reperë të tjerë.
/Telegrafi/