Telegrafi

Shaolin Gang publikojnë këngën e re “Tripi Kimi”

Foto: YouTube

Dyshja e njohur, Shaolin Gang, kanë prezantuar së fundmi për fansat projektin e tyre më të ri muzikor.

“Tripi Kimi”, titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Teksti është shkruar nga vet dyshja Shaolin Gang, gjersa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

Foto: YouTube

Kënga është publikuar në kanalin YouTube, edhe me një klip, pjesë e të cilit është edhe një femër, e cila vallëzon me protagonistët.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit kosovar, Imagien Films.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shaolin Gang kanë qenë shumë aktiv gjatë këtij viti, duke publikuar këngë e klipe të shumta, të cilat kanë rrëmbyer vëmendjen e fansave.

Deri në fund të vitit, ata pritet të prezantojnë edhe disa projekte tjera. /Telegrafi/