Telegrafi

Shaolin Gang publikojnë këngën e re “Suu Wuup”

Foto: Blunt and Real/Instagram

Dyshja e famshme e repit vendor, Shaolin Gang, kanë publikuar këngën e tyre më të re.

“Suu Wuup” titullohet projekti i tyre më i ri muzikor i zhanrit hip hop dhe RnB.

Muzika është realizuar nga Jackpot, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet Shaolin Gang.

Orkestrimi dhe incizimi janë kryer në studion e kompozitorit të njohur kosovar, Florent Boshnjaku.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube me një klip, i cili sjell sekuenca të një filmi antik.

Përveç prurjeve muzikore, Blunt dhe Real vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe në koncerte të shumta. /Telegrafi/