Telegrafi

Shaolin Gang, Grmv dhe Ardi publikojnë këngën “Zemër”

(Foto: YouTube)

Në industrinë muzikore çdo ditë e më shumë po vijnë projekte nga më të ndryshme.

Së fundmi, Shaolin Gang, Grmv dhe Ardi kanë bashkuar fuqitë për të sjell një bashkëpunim mjaft unik.

“Zemër titullohet kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Shalon Gang dhe Florent Boshnjaku.

Vlen të përmendet se ky projekt ka ardhur si rrjedhojë e ripërpunimit të këngës “Bi**c”, nga Etno Engjujt dhe Don Arbas.

Në klip treshja shihen me plot stil, teksa nën shoqërinë e tyre shihen edhe një numër i vajzave.

Sidoqoftë kësaj, projekti është pëlqyer që në minutat e parë të lasnimit në platformën YouTube. /Telegrafi/