Telegrafi

Shaolin Gang dhe Shallingi publikojnë klipin e ri “VVS”, nuk mungojnë skenat eksplicite

Foto: YouTube

Dj Blunt dhe Real 1, tashmë të njohur me pseudonimin e ri Shaolin Gang, kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“VVS” mban titullin kënga më e re, të cilën dyshja këtë herë e sjellin në bashkëpunim me rap-artistin Shallingi.

Pamje nga klipi “VVS” (Foto: YouTube)

Për tekstin e këngës janë kujdesur vet reperët, ndërsa muzika dhe incizimi janë bërë në studion e Florent Boshnjakut.

Kënga vjen në YouTube e shoqëruar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit Imagine Films.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Si shumë prej klipeve të dyshes, edhe “VVS” përmban skena eksplicite, ku në njërën nga to mund të veçohet një vajzë, e cila shihet e zhveshur në pjesën e sipërme.

Ata janë shumë aktiv me prurje të reja muzikore, ndërsa janë shumë të ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/