Një person është arrestuar më 27 prill, pasi kishte shantazhuar një femër të cilën e kishte incizuar më pas ia kishte publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para.
Sipas Policisë së Kosovës, raportimi i rastit ka ndodhur më datë 18 prill, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me 27.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/