Telegrafi

Shantazhoi me publikim të fotografive, arrestohet në Prishtinë shtetasi i Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Në një operacion të zhvilluar sot nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje.

Policia njofton se operacioni ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në polici me datën 23.10.2023.

“Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mbajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive”, ka deklaruar tutje Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar me inicialet Z.M, është i moshës 28-vjeçare, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Telegrafi/