Site icon Telegrafi

Shantazhoi një grua për muaj të tërë – arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shantazh”.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se më maj të këtij viti, për arsye të një borxhi kishte shantazhuar dhe ngacmuar për disa muaj viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version