Telegrafi

Shanset e klubeve evropiane për të transferuar Lionel Messin – argjentinasi ka bërë kërkesë për t’u larguar nga Barcelona

Manchester City raportohet të jetë favoritë për të transferuar Lionel Messi në këtë verë, pasi argjentinasi ka dorëzuar kërkesën për t’u larguar nga Barcelona.

Ylli argjentinas nuk e sheh më vetën te skuadra katalunase, sidomos pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Humbja në garën më të madhe për klube në Evropë e ka demotivuar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, që tani kërkon një aventurë të re.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Citizens janë përshkruar me 5/2, në transferimin e mesit, derisa Barcelona ka gjasa 4/6 që të mbajë lojtarin në Camp Nou.

Interi është në vendin e tretë me 3/1 të shanseve, të pasuara nga Paris Saint-Germain me 7/1.

Më pas vijnë klube si Juventusi, Bayern Munichu, klubet nga Argjentina, Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe në fund Real Madridi. /Telegrafi/

Foto: The Sun