Manchester City raportohet të jetë favoritë për të transferuar Lionel Messi në këtë verë, pasi argjentinasi ka dorëzuar kërkesën për t’u larguar nga Barcelona.
Ylli argjentinas nuk e sheh më vetën te skuadra katalunase, sidomos pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Humbja në garën më të madhe për klube në Evropë e ka demotivuar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, që tani kërkon një aventurë të re.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Citizens janë përshkruar me 5/2, në transferimin e mesit, derisa Barcelona ka gjasa 4/6 që të mbajë lojtarin në Camp Nou.
Interi është në vendin e tretë me 3/1 të shanseve, të pasuara nga Paris Saint-Germain me 7/1.
Më pas vijnë klube si Juventusi, Bayern Munichu, klubet nga Argjentina, Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe në fund Real Madridi. /Telegrafi/