Telegrafi

Shani Tarashaj kompleton huazimin dy vjeçar në elitën e futbollit holandez

Shani Tarashaj është larguar edhe njëherë tjetër si huazim nga Evertoni.

Sulmuesi kosovar tani e tutje do të jetë pjesë e futbollit holandez, pasi do të luaj për skuadrën Emmen.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra elitare holandeze që kanë marrë Tarashajn në huazim.

24-vjeçari do të jetë si i huazuar për dy edicione tek Emmen ku synon ta rikthejë formën më të mirë.

Tarashaj është nën kontratë me skuadrën e madhe angleze Everton, ku iu bashkua në janarin e vitit 2016.

Por që nga ajo kohë, sulmuesi prizrenas është huazuar dy herë, për një edicion te Frankfurt dhe edicionin e fundit te Grasshoppers.

Kujtojmë që Tarashaj ka qenë më parë edhe pjesë e Kombëtares A të Zvicrës, por një lëndim i rëndë e ka lënë atë pa u grumbulluar që nga viti 2017. /Telegrafi/