Dua Lipa ka qenë ditëve të fundit kryetemë e mediave rozë shqiptare.
E gjithë kjo në saje të paraqitjes në koncertin Sunny Hill në Prishtinë dhe më pas pushimeve në plazhet turke.
E për të festuar ditëlindjen e 23-të, bukuroshja jonë ka zgjedhur të shkoj në plazhet fantastike spanjolle të Ibizas.
Zeshkania është duke u shoqëruar me familjarët, të dashurin si dhe miqtë e bashkëpunëtorët në karrierën muzikore.
Ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u kënaqur në maksimum.
“Erdha në 23-ta duke shkëlqyer shumë me të gjithë të afërmit dhe të dashurin tim! Çfarë mbrëmje! Edhe sonte do të argëtohemi”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale, tashmë 23-vjeçarja.
Ndryshe, Dua nuk ka qenë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në MTV Video Music Awards, megjithëse ishte e nominuar në katër kategori, nuk arriti të fitoj në asnjërën prej tyre. /Telegrafi/