Liverpooli ka njoftuar se portieri Shamal George ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin anglez.
Talenti 19 vjeçar tërhoqi vëmendje në ndeshjet përgatitore të sezonit të kaluar, kur u angazhua si sulmues në takimin kundër Huddersfieldit.
https://youtu.be/A2feTZJUs04
Megjithatë, ai u kthye në portë dhe ka shkëlqyer me ekipin U-23 të Redsave.
Kjo është arsyeja pse Jurgen Klopp dëshiron ta ketë në skuadër dhe në të ardhmen ta zgjidhë problemin me portierë.
Pasi e ka nënshkruar kontratën e re, George është huazuar te Carlisle United.
Te klubi nga League 2, portieri i ri do të qëndrojë vetëm gjysmën e sezonit. /Telegrafi/
#LFC goalkeeper Shamal George has signed a new contract with the club & joined Carlisle United on loan.
Full story: https://t.co/b4FhPF6qHv pic.twitter.com/A25Reb6QnT
— Liverpool FC (@LFC) August 1, 2017