Site icon Telegrafi

Shalqiri vendor hidhet në treg pa iu bërë analizat (Video)

Shalqinjve vendor që shiten në treg, nuk iu bëhet asnjë analizë.

Krejt kjo për fajin e ka prishja e pajisjes për analiza në Institutin Bujqësor të Kosovës.

E bujqit, thotë se i përmbahen kritereve të caktuara për kultivim.

“Atyre u intereson me na shitë preparatet për më i spërkatë, sepse kanë leverdinë e vet, përndryshe nuk interesohen se si po zhvillohen shalqinjtë. Na tregojnë sasinë e preparateve që duhet qitur për hektarë dhe nuk vjen kush këtu”, shprehet kultivuesi i shalqirit Faruk Sadiku për RTV Dukagjinin.

Lexo po ashtu Hulumtimi i agronomit, shalqiri që tregtohet në Kosovë ka pesë herë më tepër nitrate se vlera e lejuar! (Video)

Tregtari thotë se ky vit është më i dobët se viti i kaluar, duke treguar se importet po dëmtojnë tregun vendas.

“Vitin e kaluar ka qenë më mirë. Importet nga jashtë po na shkelin, kur po behët i yni çmimi po bie. Këtë vit as çmimi nuk është i mirë as vera nuk është e mirë”, thotë më tej fermeri, përcjell Telegrafi.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me cilësinë e shalqirit edhe pse e preferojnë atë vendas.

Kosova përveç shalqirit vendor, importon shalqi edhe nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi./Telegrafi/

Exit mobile version