Telegrafi

“Shallow” është kënga më e mirë origjinale, Lady Gaga fiton Oscar

Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Sam Elliott (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Kënga “Shallow” është shpallur kënga më e mirë origjinale në një film duke e fituar çmimin Oscar në edicionin e 91-të të Academy Awards.

Me një interpretim të shkëlqyer nga këngëtarja Lady Gaga dhe aktori Bradley Cooper, kjo këngë i solli një trofe prestigjioz filmit “A Star Is Born”.

Lady Gaga fitoi çmimin Oscar me këngën “Shallow” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Për më shumë Lady Gaga është dëshmuar si një aktore e denjë që në rolin e saj të parë kryesor në një film, ndërsa Cooper është pëlqyer nga fansat për mënyrën e tij të këndimit.

Konkurrentët për këngën më të mirë origjinale ishin:

All the Stars (Black Panther)

I’ll Fight (RBG)

The Place Where Lost Things Go (Mary Poppins Returns)

Shallow (A Star is Born)

When a Cowboy Trades His Spurs for Wings (The Ballad of Buster Scruggs)

Çmimin Oscar për kolonën zanore e fitoi “Black Panther”, ndërsa nominimet në këtë kategori ishin:

Black Panther (Ludwig Goransson)

BlackkKlansman (Terence Blanchard)

If Beale Street Could Talk (Nicholas Britell)

Isle of Dogs (Alexandre Desplat)

Mary Poppins Returns (Marc Shaiman)

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oscars

John Warhurst dhe Nia Hartstone fituan Oscar për editimin e zërit në “Bohemian Rhapsody”, ndërsa këto ishin nominimet në këtë kategori:

Black Panther (Benjamin A Burtt dhe Steve Boeddeker)

Bohemian Rhapsody (John Warhurst dhe Nia Hartstone)

First Man (Ai-Ling Lee dheMildred Iatrou Morgan)

A Quiet Place (Ethan Van der Ryn dhe Erik Aadahi)

Roma (Sergio Diaz dhe Skip Lievsay)

Alfonso Cuaron nga filmi “Roma” e fitoi çmimin Oscar për kinematografi, ndërsa më poshtë është lista e të gjithë konkurrentëve në këtë kategori:

Cold War (Lukasz Zal)

The Favourite (Robbie Ryan)

Never Look Away (Caleb Deschanel)

Roma (Alfonso Cuaron)

A Star is Born (Matthew Libatique)

Hannah Beachler dhe Jay Hart u vlerësuan për punën e tyre në dizajn produksioni në filmin Black Panther, kurse më poshtë janë të gjithë konkurrentët në këtë kategori:

Black Panther (Hannah Beachler dhe Jay Hart)

The Favourite (Fiona Crombie dhe Alice Felton)

First Man (Nathan Crowly dhe Kathy Lucas)

Mary Poppins Returns (John Myhre dhe Gordon Sim)

Roma (Eugenio Caballero dhe Barbara Enriquez)

/Telegrafi/