Herolind Shala është kthyer në formën e tij më të mirë.
Mesfushori fantastik i Kosovës ka qenë edhe në një ndeshje vendimtar për skuadrën e tij Start.
Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Norvegjisë, Start ishte nikoqir i Bodo Glimt ku shënoi fitore 2-1.
E më meritori për këtë fitore ishte Herolind Shala me golin e triumfit të shënuar 14 minuta para fundit të ndeshjes.
Ishte autori i golit të parë, Christensen që humbi penalltinë, ndërsa topin e kthyer nga portieri e dërgoi në rrjetë Shala.
Përpos Startit, gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Lillestrom, Rosenborg dhe Stromsgodset.
Sa i përket 26-vjeçarit ky rikthim në futbollin norvegjez i ka bërë mirë.
Në tetë ndeshje, Shala ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime duke qenë lojtari kyç i Startit. /Telegrafi/