Site icon Telegrafi

Shala: Thaçi “mangup” në politikë, Mustafa nuk ka guxim

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se kryeministrit Mustafa i mungon guximi, derisa presidentin Thaçi e ka quajtur “mangup në politikë”.

“Kryeministri Mustafa nuk e ka guximin të marrë vendime, sot Kosovës i duhet një kryeministër që merr vendime”.

“Një farë mangupi në politikë është Hashim Thaçi, në politikë është njëfarë hajduti”, ka thënë Shala, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Deputeti Shala ka thënë poashtu se e përgëzon Thaçin për iniciativën e marrë për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Ky Ligj dhe përgatitjet për transformimin e FSK-së janë bërë nga viti 2013-2014, ministri Demolli i ka pasur të gjitha dokumentet në tavolinë dhe nuk i ka shfrytëzuar derisa presidenti ka shfrytëzuar këtë moment dhe mos guximin e partnerit të vet, të LDK-së”, tha Shala.

“Kjo është në shërbim të vendit, andaj vetëm duhet të përgëzojë për këtë guxim, nuk dëshiroj që ai të zbrapset sepse zbrapset edhe vetë Kosova”.

Ai ka thënë poashtu se dëshiron që ky proces të shkojë deri në fund, sepse sipas tij, ky është edhe vullneti i qytetarëve. /Klan Kosova/

Exit mobile version