Agjencia Kosovare e Inteligjencës, parandaloi një sulm terrorist në ndeshjen e futbollit, mes Shqipërisë e Izraelit në Shkodër.
E pikërisht për këtë, AKI ka marrë një letër falënderimi nga shteti i Izraelit dhe i është ofruar bashkëpunim kësaj agjencie nga agjencia sekrete e këtij shteti e njohur si Mossad.
Këto e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala gjatë emisionit, InfoBox.
“Aty thuhet një falënderim i jashtëzakonshëm për AKI-në dhe në të ardhmen do të kenë bashkëpunim të mirë mes dy agjencive”, tha ai.
Shala gjithashtu foli edhe për rastin e Haradinajt, për të cilin Kuvendi dje debatoi gjerë e gjatë.
Ai tha se nuk beson që Franca do të mund ta pranonte ekstradimin e Haradinajt në Serbi, por nëse kjo ndodh, thotë se do të bie shtetësia.
Ai foli edhe për zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se pas tyre, qëllimi është ndryshimi i kësaj mënyre të qeverisjes, duke mos i vënë vija të kuqe asnjërit prej subjekteve politike në vend. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Of6TalVJfu0