Site icon Telegrafi

Shala: Shqetësuese ndikimi rus në vendet e rajonit (Video)

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, njëherit edhe deputet nga radhët e Nisma për Kosovën, Haxhi Shala në një prononcim për gazetën ‘Zëri’ ka thënë se është shqetësuese që ndikimi rus po tentohet të shtrihet në disa vende të rajonit.

Shala thotë se Kosova dhe vendet e rajonit duhet të kenë shumë kujdes nga provokimet e tilla.

Sipas tij, Rusia përmes komunitetit serb po dëshiron ta shndërrojnë rajonin si jo stabil. /Zëri.info/

Exit mobile version