Site icon Telegrafi

Shala: Rrëzimi i Demarkacionit duhet ta çojë vendin në zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka bërë me dije se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të sillet sa më shpejt në Kuvend dhe të rrëzohet me votën e deputetëve, në mënyrë që të zhbllokohet Kosova nga ky ngërç politik.

Shala në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka shprehur bindje se koalicioni qeverisës asnjëherë nuk i ka pasur votat për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Ai ka theksuar se moskalimi i këtij varianti të demarkacionit duhet ta çojë vendin automatikisht në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shala tha se Nisma e përkrah iniciativën e presidentit rreth projektligjit, i cili FSK-në e bën ushtri të Kosovës.

Exit mobile version