Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ka thënë se partneri i tyre i koalicionit, PDK, është zmbrapsur nga zhbërja e Gjykatës Speciale.
Shala ka thënë se me mos procedim të nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, po shkelen të drejtat e deputetëve.
Deputeti Shala, që është pjesë e komisionit për Siguri, foli edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, për të cilën tha se është bërë me qëllim tensionimin e situatës në vend.
Ai gjithashtu foli edhe për demarkacionin, duke thënë se “ndoshta Qeveria është duke biseduar me Malin e Zi për disa ndryshime për Demarkacionin”./RTV D/Telegrafi/