Site icon Telegrafi

Shala: Nuk e imagjinonim se Komandant “Çeliku” do të përballej me sfida të rënda

Deputeti i Nismës për Kosovë, Haxhi Shala, i cili gjatë luftës njihej me nofkën “Komandant Topi” ka shkruar pas vendimit të Apelit për të liruar Limajn nga akuzat për krime lufte.

Ai ka thënë se Limajt nuk i janë ndarë goditjet që nga viti 2003, por që ai ka qëndruar si çelik, ashtu siç e kishte nofkën gjatë luftës.

Postimi i plotë i Shalës:

“Gjykata e Apelit më në fund i dha fund persekutimit të bashkëluftëtarit dhe komandantit tonë Fatmir Limaj.

Fatmirit, që nga viti 2003 nuk iu ndanë goditjet e njëpasnjëshme por asnjëherë nuk arritën ta gjunjëzojnë. Ai vazhdon rrugëtimin e tij edhe më i fortë.

Kur gjatë luftës e thërisnim Çelik as që e kishim idenë se ai kaq gjatë do të detyrohet të përballet me sfida të rënda sikur që përballet çeliku

Ata që nuk lanë gurë pa lëvizur kundër tij, duhet së paku tani ta kuptojnë se e kanë të kotë, nuk kanë mundur dhe nuk do të munden kurrë ta mundin.

Prandaj le të heqin dorë nga tendencat tjera.

Fatmirit i urojmë shendet dhe suksese në rrugëtimin e tij të më tejmë dhe njëkohësisht zotohemi se ashtu siç ishte ai gjithmonë pranë nesh, edhe ne gjithnjë do të jemi pranë tij dhe me te.

Në emër të ushtarëve dhe veteranëve të brigadës 121 Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (sic), ka shkruar Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version