Site icon Telegrafi

Shala, lojtar i ndeshjes

Herolind Shala shënoi dy gola të bukur për Liberecin në fundjavë në fitoren 2-0 ndaj Jihlavas.

Me këto dy gola mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë hero i skuadrës së tij duke ia dhuruar tri pikë.

E në fund të ndeshjes ai u shpall edhe si futbollisti më i mirë i ndeshjes nga faqja zyrtare e klubit.

24-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë duke shënuar gjashtë gola në kampionat dhe duke dhuruar pesë asistime.

Shala është njëri nga lojtarët potencial të Kombëtares shqiptare për të shkuar në kampionatin evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/

Exit mobile version