Përfaqësuesja e Kosovës do ta presë atë të Turqisë me 11 qershor në Shkodër.
Ndeshja po afrohet gjithnjë e më shumë derisa futbollistët vetëm kanë filluar të mendojnë për këtë takim të rëndësishëm.
Njëri nga ta është edhe Herolind Shala, që aktivizohet me klubin turk Kasimpasa.
Shala ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të shkruar disa fjalë rreth kësaj ndeshje.
Ai ka publikuar një foto nga ndeshja e fundit duke theksuar se është gati dhe se është ndjenjë e papërshkrueshme ta veshësh fanellën e Kosovës.
“Ditët po ecin dhe po afron ndeshja ndaj Turqisë. Ndjenjë e papërshkrueshme ta veshësh fanellën e vendlindjes”, shkroi Shala.
Kujtojmë që ndeshjen e fundit ndaj Islandës, Shala ishte më i miri në fushë duke bërë edhe një asistim të mrekullueshëm tek goli i Atdhe Nuhiut. /Telegrafi/