Telegrafi

Shala: Fitorja për Vokrrin dhe tifozët

Ndeshja e parë zyrtare për Përfaqësuesen e Kosovës e zhvilluar në vendin tonë përfundoi me fitore.

Kosova fitoi me rezultat 2-0 ndaj Ishujve Faroe me golat nga Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu.

Por, ishte mesfusha ajo që në këtë ndeshje ishte reparti më i organizuar mirë dhe kjo fal dyshes Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.

Ky i fundit pas triumfit në Ligën e Kombeve ka shkruar në Instagram duke treguar se kujt ia dedikon këtë tre pikësh.

“Kjo është Kosova. Fitorja shkon për presidentin Vokrrin dhe për gjithë ju tifozët tanë”.

Lexo po ashtu Arbër Zeneli fitoren dhe golin ndaj Ishujve Faroe ia dedikon Fadil Vokrrit

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Maltës, ajo do të luhet në vendin tonë më 11 tetor 2018.

Në ndeshjen e parë përfaqësuesja jonë barazoikundër Azerbajxhanit pa gola. /Telegrafi/