Nisma Socialdemokrate, ka vazhduar me akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidati i NISMA-s për deputet, Endrit Shala, ka thënë se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së.
Konjufca ka thënë se Nisma është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut.
Ndërkaq Shala thekson se nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë!
“Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar ! E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë”, ka shkruar Shala.