Ndarja e Shakiras me Gerard Piquen ka qenë një nga temat më të diskutuara të kësaj kohe.
Pas raportimeve për ndarjen tyre, u tha se këngëtarja kolumbiane ishte dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një sulm paniku.
Ajo më pas tregoi se ishte në spital për babanë e saj, emri i të cilit ishte Ëilliam Mebarak Chadid, pas një ‘rrëzimi të keq’.
“Djema, po marr shumë mesazhe shqetësimi se jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit”, kishte thënë Shakira.
“Dëshiroj t’ju bëj të ditur se ato fotografi janë nga fundjava e kaluar (28), kur babai im për fat të keq pësoi një rënie të rëndë dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku ai po shërohet tani”, shtoi ajo.
Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të djemve të saj ku shfaqen së bashku me të atin e artistes.
“Na mësove të ngriheshim pas çdo rënieje dhe këtë herë e dimë që do ta bësh sërish. Të duam”, ka shkruar ylli në postimin e shpërndarë në Facebook.
Për marrëdhënien e Shakiras me Piquen ka folur së fundmi edhe vëllai i saj, që thekson se nuk e ka dashuar asnjëherë yllin e Barcelonës për shkak të jetës që ka bërë. /Telegrafi/