Ylli kolumbian, Shakira, fitoi çmimin për ‘albumin më të mirë të vitit në latin’ në ndarjen e çmimeve Grammy dhe në të njëjtën kohë e ndezi atmosferën në ceremoni me një performancë të zjarrtë që përfshinte kërcimin e famshëm të barkut.
Shakira u shfaq në skenën Grammy 18 vjet pas performancës së saj të mëparshme, dhe performoi një përzierje të dy prej këngëve të saj – hitin e vjetër të vitit 1998, “Ojos Asi” dhe “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili u përfshi në albumin e të njëjtin emër për të cilin fitoi çmimin.
Ajo e hapi performancën me një kërcim që shoqëroi këngën “Ojos Asi” me pjesë të koreografisë së njohur nga koncertet.
Këngëtarja shkëlqeu e veshur me një komplet prej dy pjesësh ari vezullues, të kompletuar me ngjitëse floriri në bark.
Më parë ajo fitoi çmimin për ‘albumin e vitit’, që ia dha Jennifer Lopez.
Gjatë fjalimit, Shakira ia kushtoi çmimin “të gjithë vëllezërve dhe motrave tona emigrantë në këtë vend”.
Shakira theksoi angazhimin e saj ndaj komunitetit të emigrantëve në ShBA, duke thënë: “Unë gjithmonë do të luftoj me ju”.
Fjalimi i saj vjen ndërsa Trump ngjall frikë në shumë komunitete emigrantësh në ShBA me dëbime masive në të gjithë vendin. /Telegrafi/
Watch Shakira’s full performance at the #GRAMMYs – featuring an exclusive medley of Ojos Así & Bzrp Music Sessions! pic.twitter.com/GQ2Hi49BWM
— ShakiraMedia (@ShakiraMedia) February 3, 2025