Shakira shfaqet duke vallëzuar në një video të re të shpërndarë në Instagram të premten.
Diva u pa me bikini të kaltra dhe flirtonte, teksa kërcente në një jaht me disa shoqe.
Këngëtarja 47-vjeçare dukej në formë të mirë, teksa barku i saj i sheshtë ishte në fokus, shkruan DailyMail.
Ajo lëshoi flokët e saj dhe këndoi në një mënyrë të zjarrtë para kamerës, ndërsa mbahej në anijen në lëvizje.
“Kam të drejtë të sillem keq. Të kaloj mirë. Jam vetëm dhe tani mund të bëj atë që dua. Është mirë të jesh beqare”, këndon ajo.
Vajzat në videoklip janë janë Anitta, Danna Paola, Lele Pons, Winnie Harlow, Natty Natasha, dhe Bizzarap.
“Soltera” ndjek albumin e fundit të Shakiras, “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili u rendit në vendin e parë në top listat e albumeve më të mira latine dhe të albumeve pop latine, duke e bërë atë gruan e parë që siguroi albumet nr. 1 në katër dekada të ndryshme.
Këngëtarja e popit u nda nga ish-ylli i futbollit Gerard Pique në rrethana të vështira në vitin 2022. /Telegrafi/