Site icon Telegrafi

Shakira do të vijë me këngë anglisht për herë të parë pas pesë vitesh

(Foto: Instagram/shakira)

Shakira ka paralajmëruar lansimin e projektit të ri muzikor me titull “Don’t Wait Up” që pritet të dalë në treg më 16 korrik.

Kjo do të jetë kënga e parë në anglisht e këngëtares kolumbiane që nga viti 2016 dhe do të publikohet të premten.

44-vjeçarja la të kuptohet për një publikim të ardhshëm në fillim të kësaj jave duke ndryshuar fotografitë në profilet e saja në rrjetet sociale.

Ajo njoftoi për materialin e ri muzikor përmes një video-bisede në telefon që përfundonte me fjalinë “Don’t Wit Up” duke aluduar në titullin e këngës.

Njoftimi nuk ishte shumë befasi, duke qenë se Shakira ka punuar në këngë të reja që nga fillimi i vitit 2020, kur siguroi fansat se ishte produktive gjatë periudhës së karantinës.

“Don’t Wait Up” pritet të jetë kënga kryesore nga albumi i 12-të i Shakiras, të cilit akoma nuk i ka vënë titull. /Telegrafi/

Exit mobile version