Shakira shfaqet atraktive në rroba banje pas dy vitesh probleme.
Këngëtarja e “She Wolf”, 47 vjeçe, u nda në vitin 2022 nga futbollisti Gerard Pique dhe pranoi se vitin e kaluar ajo iu shmang taksave prej mbi 14 milionë eurosh.
Nëna e dy fëmijëve i tha revistës amerikane Rolling Stone: “Jam një ujk i plagosur”.
“Dhe askush nuk duhet të më thotë se si të ‘lëpij’ plagët e mia”.
Në fillim të këtij viti, ajo foli për ndarjen e saj nga Gerard Pique dhe pretendoi se ish-i i saj ‘e tërhoqi zvarrë’.
Shakira u nda me ish-yllin e Barcelonës në vitin 2022 pas 11 vitesh së bashku.
Që atëherë, ajo e ka kthyer fokusin përsëri në muzikë, duke publikuar albumin e saj të parë të plotë në shtatë vjet të premten e kaluar.
Duke promovuar rekordin, të titulluar “Las Mujeres Ya No Lloran”, që do të thotë “Femrat nuk qajnë më”, Shakira u shfaq në ‘The Tonight Show me Jimmy Fallon’.
Duke iu referuar lidhjes së saj të mëparshme, superylli botëror nuk u përmbajt.
Ajo tha: “Kam vënë muzikë aty-këtu, por ishte vërtet e vështirë për mua të bëja një pjesë të punës”. /Telegrafi/