Site icon Telegrafi

Shakira shihet duke bërë sërf e shoqëruar nga një mashkull misterioz pas ndarjes nga Gerard Pique

Shakira ishte e gjitha e buzëqeshur teksa shkoi për sërf në Spanjë me një mik të pashëm dhe djalin e saj Milan, pas ndarjes së saj tronditëse nga futbollisti Gerard Pique pas 11 vitesh.

45 – vjeçarja, tregoi figurën e saj të pabesueshme me një kostum të zi dhe të kuq, flokët e saj të gjata i bini mbi supe ndërsa ylli tregoi bukurinë e saj natyrale.

Këngëtarja kolumbiane kishte një pamje të mrekullueshme teksa kalonte kohë cilësore me mikun, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Në disa foto ajo shihet e ulur në dërrasën e saj të sërfit dhe bisedonte me mikun e saj që po e shoqëronte në pushime, shkruan DailyMail.

Kujtojmë që këngëtarja dhe futbollisti u ndanë në fillim të këtij muaji, kur Shakira lëshoi ​​një deklaratë ku bëri të ditur lajmin tronditës.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi,” thuhej në deklaratë. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e tyre”.

Të dy aktualisht luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Sasha dhe Milan, pasi Shakira dëshiron t’i marrë ata në Miami, ndërsa Pique këmbëngul se ata nuk do të largohen nga Barcelona.

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj për Kupën e Botës “Waka Waka”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version