Shakira tregoi tendosjen e javëve të fundit teksa u fotografua duke udhëtuar në shtëpi në Barcelonë të martën (21 qershor).
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dukej e mërzitur dhe e lodhur teksa hipi pas timonit, pak pasi ish-partneri i saj Gerard Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.
Ylli i top-listave dhe mbrojtësi i Barcelonës, të cilët kanë dy fëmijë, njoftuan se po ndaheshin muajin e kaluar.
Me grim minimal, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë së saj të martën, shkruan DailyMail.
Së fundmi, një postim në rrjetet sociale ku shfaqej bashkëshorti i saj Gerard u bë viral pasi një fanse suedez postoi imazhe të tij në një festë që futbollisti kishte marrë pjesë në Stokholm.
Sipas fanses, mbrojtësi i Barcelonës dyshohet se ka refuzuar të përshëndesë djalin e saj të apasionuar pas futbollit, duke e shtyrë atë ta quajë yllin “një humbës”.
Fotografia e Piques duke qëndruar përkrah gruas së re me një kapele të bardhë, u bë virale gjatë fundjavës, ndërsa shtypi spanjoll u përpoq ta identifikonte atë, por pa fat.
Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.
Dyshja – të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë – lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.
“Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”, thuhej tutje në deklaratë.
Dyshja e famshme fillimisht u shfaqën publikisht si çift në vitin 2011.
Gazeta spanjolle ‘El Periodico’ raportoi se çifti kanë jetuar veçmas për disa javë pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes nga ylli i popit.
Sipas burimeve, Pique që atëherë ka jetuar një ‘stil jete festash’ në një strehë beqarie dhe duke shijuar netët me shokët e skuadrës. /Telegrafi/