Shakira njihet si një nga femrat atraktive në industrinë e muzikës botërore, madje shpesh është komentuar edhe për pamjen e saj.
Megjithatë, si duket disa paraqitje nuk i kanë pëlqyer as publikut, por as vetë këngëtares, e fajtore për këtë është vjehrra e saj, transmeton KP.
Gjatë një interviste për British Vogue’s Life in Looks, ku ka komentuar disa nga veshjet dhe modelet e flokëve e saj ndër vite, këngëtarja u ndal te një fotografi e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak.
“E tmerrshme”, është shprehur këngëtarja kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra, ndërsa për këtë model flokësh këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj.
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, ka deklaruar Shakira duke qeshur, ku më pas u kthye nga kamera dhe i tha vjehrrës: “Më nuk do të marr këshilla bukurie nga ti”.