Site icon Telegrafi

Shakira ribashkohet me Maluman për këngën “Trap”, kolumbiania vjen me poza joshëse (Video)

(Foto: YouTube/Shakira/Vevo)

“Trap” titullohet kënga e re e Shakiras, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Maluman. Është fjala për një baladë, e cila është kompletuar me video muzikore.

Videoklipi i kësaj këngë është bardhezi, ndërsa këngëtarja vjen në poza shumë joshëse.

(Foto: YouTube/Shakira/Vevo)

Dy këngëtarët kolumbianë ndodhën të zhytur në ujë, ndërkohë që kujdesen për t’u shfaqur në momente atraktive.

Edhe Shakira edhe Maluma kanë orar shumë të ngjeshur këtë vit, duke qenë se së shpejti do të nisen nëpër turnetë e tyre.

(Foto: YouTube/Shakira/Vevo)

40-vjeçarja ka pasur një sëmundje të fytit gjatë vitit që lamë pas që e detyroi ta anulonte turneun, mirëpo ajo do t’u rikthehet koncerteve gjatë këtij vit.

Videoja menjëherë është renditur e para në ‘trending’ në YouTube, duke qenë se fansat janë shumë të interesuar për këtë bashkëpunim muzikor.

Për më pak se 24 orë, klipi i këngës “Trap” është shikuar mbi tetë milionë herë.

Shakira dhe Maluma kanë bashkëpunuar edhe në superhitin e viti 2016, “Chantaje”, që tash numëron mbi dy miliardë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version