Shakira mund të jetë një këngëtare me shumë çmime Grammy, por që në momentin që u bë nënë pati një mungesë të gjatë në muzikë.
Ajo duhet ti përkushtohej fëmijëve të saj, të cilët kanë moshën 4 dhe 2 vjeç dhe e kishte të vështirë fokusohej në muzikë.
“Isha para letrës së bardhë dhe kisha një lloj paniku se në të njëjtën kohë mendoja për fëmijët e mirë, por gjithashtu dëshiroja të ndiqja krijimet e mia si artiste”, tha ajo për Associated Press.
40-vjecarja tregoi se ishte shumë e vështirë pasi ajo duhet të japë maksimumin e saj për të sjellë një këngë të mirë, ndërsa nuk e ka bërë këtë gjë për një kohë të gjatë pasi familja është prioritet. /Telegrafi/