Site icon Telegrafi

Shakira realizon ëndrrën (Foto/Video)

Këngëtarja Shakira ka realizuar ëndrrën duke hapur një shkollë në vendlindje Barranquilla.

Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Barcelonës për ndërtimin e shkollës së shtatë në veriun e shtetit kolumbian.

Shkolla do të ndërtohet në një nga rrethet më konfliktuale, në të cilin Shakira ka krijuar institucione të ndryshme.

Ajo është themeluesja e fondacionit ‘Pies Desclazos’ që ka të bëjë me arsimimin e fëmijëve kolumbianë, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të kryer studimet. Në këtë marrëveshje është bashkuar edhe banka La Caixa duke cuar fondet në 1.2 milionë euro.

Shakira, njëkohësisht e fejuara e lojtarit të Barcelonës, Gerard Pique është shumë e emocionuar për këtë realizim që do të bëjë shumë fëmijë të lumtur. Në një konferencë për shtyp ajo ka thënë se formimimi i shkollave do ti sjellë vendit arsimim dhe nivel tjetër edukimi. /Telegrafi/

Exit mobile version