E kush nuk e mban mend hitin e padiskutueshëm “Waka Waka” të këngëtares së madhe Shakira.
Kënga e cila ishte himni i Kampionatit Botëror 2010 të mbajtur në Afrikën e Jugut, mbetet pa dyshim një prej këngëve më të famshme të FIFA-s.
Sot (e shtunë) për herë të parë një shtet afrikan arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të një Kampionati Botëror.
Bëhet fjalë për Marokun, i cili arriti që në një ndeshje befasuese të mundë në rezultat 1-0 Portugalinë, disa ditë pasi shënuan një tjetër fitore të befasishme ndaj Spanjës.
E me të parë këtë, këngëtares Shakira iu kujtuan vargjet e këngës së saj “Waka Waka”, të cilat në një pjesë të saj citojnë “This time for Africa (këtë herë për Afrikën)”.
This time for Africa!! 👏🇲🇦 #WorldCup
— Shakira (@shakira) December 10, 2022
Ajo bëri një status në Twitter duke shkruar pikërisht këtë varg dhe duke e shoqëruar me një emoji të flamurit maroken.
Kujtojmë që Shakira ka qenë e ftuar nga mikpritësi i sivjetmë i Kampionatit Botëror, Katari, për të performuar në ceremoninë hapëse – por ajo e kishte refuzuar ofertën. /Telegrafi/