Telegrafi

Shakira: Pique më tradhtoi teksa babai im ishte në kujdes intensiv

Shakira nuk mendoi se do të mund t’ia dilte kur zbuloi se Gerard Pique e ‘tradhtoi’ atë ndërsa babai i saj ishte në kujdes intensiv.

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar pasi isha në trishtim për shkak të ndarjes sime”, tha fituesja e “Grammy” për People en Espanol për babain e saj, William Mebarak Chadid, në kopertinën e botuar të hënën.

Shakira, 46 vjeçe, shpjegoi se Chadid, 91 vjeç, ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Foto: Wire Image

“Gjithçka ndodhi menjëherë”, kujton ajo. “Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në spital”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shakira

Shakira nuk mund të shkonte te babai i saj, të cilin ajo e konsideron “mikun e saj më të mirë”, për “këshillat që i duheshin aq shumë” në atë kohë.

Foto: Getty Images

“Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të”, tha ajo.

Tani që Chadid po shërohet, këngëtarja e “Hips Don’t Lie” vlerësoi “rezistencën” e tij – si dhe martesën e gjatë me nënën e saj, Nidia Ripoll Torrado.

Foto: Instagram

“Ata të dy kanë qenë një reflektim i asaj ëndrre që nuk u realizua për mua. Por shpresoj që ata të jenë model për fëmijët e mi”, shtoi Shakira për Milanin, 10 vjeç dhe djalin Sasha, 8 vjeç.
Fituesja e Grammy-t solli në jetë të vegjlit përkatësisht në vitin 2013 dhe 2015.

Ajo dhe futbollisti, 36 vjeçar, kanë qenë bashkë-prindër që kur njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022.

Foto: Instagram

Pique e tradhtoi Shakiran me një punonjëse në kompaninë e tij, Clara Chia Marti. /Telegrafi/

Foto: Instagram