Site icon Telegrafi

Shakira pëson sulm ankthi në mes të krizës së marrëdhënies së saj me Pique – transferohet me ambulancë në një spital në Barcelonë?

Kriza e supozuar në çift mes Shakirës dhe Gerard Pique, e zbuluar nga El Periodico, përfshin shumë më shumë.

E në këtë rast ka ndikuar tek këngëtarja. Ylli kolumbian thuhet se ka pësuar një sulm ankthi, shkruan Marca.

Në një imazh të dërguar revistës, shihet një ambulancë në të cilën raportohet se ka qenë Shakira, e shoqëruar nga lojtari i Barcelonës, Gerard Pique.

Të njëjtat media raportojnë se ajo duhej të transferohej me ambulancë në spitalin Teknon në Barcelonë për t’u trajtuar.

Përveç Piques, janë shqetësuar edhe të afërm të tjerë të këngëtares.

Lexo po ashtu Pique është aktualisht personi më i urryer në internet pas lajmit se e ka tradhtuar Shakiran

Ngjarjet, siç shpjegon El Mundo, kanë ndodhur përpara informacionit të publikuar nga El Periodico. Kjo situatë shpjegon momentet e pasigurisë së përjetuar në çift.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

Pikërisht, mediumi i fundit ka treguar tashmë se Pique po jeton në një apartament të vetëm dhe se kanë një krizë në lidhjen e tyre shumëvjeçare.

Shakira dhe Pique u takuan në vitin 2010 gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, në të cilën lojtari përfaqësonte ekipin spanjoll të futbollit.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

Të njëjtit kanë dy fëmijë së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version