Telegrafi

Shakira përcjell sërish garën e Formula 1, nxit edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Hamilton

(Foto: Getty Images)

Shakira është parë të dielën në garën e Formula 1 në Londër duke nxitur edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Lewis Hamilton.

Këngëtarja e njohur po i viziton gjithnjë e më shpesh garat automobilistike, ndërsa që nga maji i këtij viti është parë disa herë në shoqërinë e pilotit britanik.

Lexo po ashtu Thuhet se Shakira dhe Pique ishin në një martesë të hapur për tri vite para se të ndaheshin

Mediat pretendojnë se ajo i ka ndjekur me kujdes garat dhe është tronditur kur Hamilton për pak është përplasur me Lando Norris në garën për vendin e dytë.

Gazetari spanjoll, Jordi Martin, ka thënë më parë në emisionin televiziv, “Amor y Fuego”, se Hamilton dhe Shakira janë në marrëdhënie të mira dhe se së shpejti planifikojnë një udhëtim në Karaibe.

Lexo po ashtu Shakira i dërgon një mesazh ish-partnerit të saj, Gerard Pique me anë të një pallto në Javën e Modës në Paris

“Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë për pushime së bashku dhe unë tashmë e di destinacionin. Kam njerëz që janë të afërt me Shakiran dhe ajo u tha se ishte e emocionuar dhe e lumtur për udhëtimin”, është shprehur gazetari.

Kujtojmë se 46-vjeçarja së fundmi është parë me Tom Cruise, por burime pranë këngëtares kanë sqaruar se ajo nuk është e interesuar për të. Jo shumë kohë më vonë, ajo u pa në një jaht me Hamilton dhe më vonë u panë duke dalë bashkë. /Telegrafi/