Site icon Telegrafi

Shakira ndan me fansat videon emocionuese, ku shihet duke i puthur këmbët babait të saj në spital

Foto: Shakira/Instagram

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, ka tash e sa kohë që po përballet me sfida të ndryshme në jetën e saj.

Mes një divroci publik me ish-burrin e saj, futbollistin Gerard Pique, ajo po vuan njëkohësisht edhe faktin se babai i saj është i sëmurë tash e sa kohë dhe se aktualisht ndodhet në spital.

Të martën, ajo ndau me afro 77 milionë ndjekësit e saj në Instagram një video vërtet emocionuese, ku shihej në spital me babain e saj.

Mes të tjerash, Shakira tregon ushtrimet fizioterapike të të atit të saj, i cili fillimisht i kryen ato me ndihmën e vajzës së tij, por më pas arrin t’i bëjë ato edhe vet.

E lumtur për forcimin e babait, këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” mund të shihet duke puthur këmbët e tij nga gëzimi.

“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloweenit”, ka shkruar Shakira në mbishkrimin e videos.

Në anën tjetër, ish-burri i saj Pique raportohet se ka nisur një lidhje të re tash e sa kohë me studenten 23-vjeçare, Clara Chia. /Telegrafi/

Exit mobile version